Dy të vrarë në protestat studentore në Kili

15/05/2015 00:00

Dy të rinj janë qëlluar për vdekje gjatë një proteste të studentëve në Kili. Viktimat, një 18-vjeçar dhe një 24-vjeçar, u vranë në qytetin Valparaiso, – tha ministri i Brendshëm.

Mediat lokale raportuan se dy personat po tentonin të shkruanin mbi një mur, ndërsa u qëlluan nga djali i pronarit të pronës. Protestat e studentëve u zhvilluan ditën e enjte në disa qytete të Kilit për reforma në arsim.

Policia e Kilit tha se kishte arrestuar një 22-vjeçar si autor të dyshuar të vrasjeve. “Qeveria nuk do t’i tolerojë këto akte të dhunës”, tha ministri i Brendshëm.

Protesta në Valparaiso, 130 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Santiagos, ishte një nga disa të tilla në të gjithë vendin.

Me dhjetëra marshime janë organizuar nga studentët që prej vitit 2011, në përpjekje për të ndryshuar sistemin arsimor në Kili. Shumë nga këto protesta degjenerojnë në dhunë, ku studentë të maskuar përleshen me forcat e policisë. Megjithatë, nga viti 2011 e deri më sot, regjistrohet vetëm vrasja e një 14-vjeçari, i qëlluar nga policia.

Top Channel