Berat, asgjësohen 2700 rrënjë kanabis

15/05/2015 00:00

Vijojnë operacionet e Policisë së Beratit për asgjësimin e bimëve narkotike. Një tjetër parcelë është zbuluar në Osmëzezë, komuna Sinjë, në vendin e quajtur Musharec.

Sipas burimeve të policisë, janë gjetur dhe asgjësuar 2700 bimë narkotike kanabis sativa. Policia ka zbuluar dhe arrestuar autorin e kultivimit të këtyre bimëve, i cili rezulton se është nga Vlora.

Është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Detjon Aliraj, 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me inicialet K.B, 56 vjeç.

Top Channel