Spitali Psikiatrik i Vlorës me godinë të re

15/05/2015 00:00

Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” i Vlorës, i cili shërben për të gjithë pacientët e Shqipërisë së Jugut, është tashmë me një godinë të re dhe moderne.

Ky është një investim i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ky investim ka qenë një domosdoshmëri, pasi ky spital mbulon të gjitha rrethet e jugut.

Spitali Psikiatrik i Vlorës është ndërtuar në vitin 1921 dhe është bërë një rikonstruksion në vitet ‘80, por deri më sot nuk ka pasur asnjë investim dhe disa nga godinat e tij kanë qenë të amortizuara.

Ky investim i qeverisë shqiptare prej 2 milionë eurosh ka nisur para dy vitesh dhe për pak ditë ky spital do të inaugurohet.

Spitali Psikiatrik i Vlorës ka 200 të sëmurë kronikë që trajtohen nga stafi mjekësor i tij.

Top Channel