Elbasan, procedim penal për topografin dhe juristin e ZVRPP-së

15/05/2015 00:00

Një topograf pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan është proceduar penalisht pasi ka falsifikuar dokumentat, duke ndryshuar një pjesë të pasurisë që ishte në pronësi të shtetasit me iniciale J.T, banues në Elbasan.

Është proceduar penalisht edhe shtetasi  E.GJ., pasi duke qenë me profesion jurist në zyrën e ZVRPP-së së Elbasanit, ka shpërdoruar detyrën duke mos kaluar pronën në emër të djalit të  shtetasit J.T., që dispononte këtë pasuri të paluajtshme.

Top Channel