PD, Duma: 30% ulje taksash dhe lehtësi për bizneset fasone

15/05/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, takoi punonjësit e disa bizneseve të mëdha të fasonerisë në qytet për të folur mbi angazhimin e bashkisë për kushte më të mira pune.

Zonja Duma u angazhua që bashkia të hapë mundësinë që punonjësit të kenë më shumë shanse punësimi e paga më të mira, duke rritur konkurrencën e duke ulur taksat në maksimum për biznesin.

“Nuk është premtimi im, por është detyrimi im për të realizuar një gjë të madhe; për të hapur mundësinë që njerëzit të kenë më shumë lekë në xhep. Të ulim taksat në limit tek 30%. Kjo menjëherë do të japë efekte pozitive te njerëzit që punojnë”, tha Duma.

Kandidatja për kryebashkiake tha se modeli i saj do të mbështesë qytetarët e punës, për t’u dhënë shanse më të mira.

Top Channel