Mariah Carey anulon koncertin në Las Vegas

15/05/2015 00:00

Mariah Carey raportohet të jetë sëmurë me bronshit dhe doktorët kanë urdhëruar që ajo të marrë disa ditë pushim. Për këtë arsye, këngëtarja e famshme ka anuluar shfaqjen e saj në Las Vegas.

Ditën e mërkurë ajo kënaqi fansat me debutimin e saj të parë në Las Vegas, duke kënduar hitet e saj më të mëdha, por kjo ka zgjatur vetëm për pak kohë, pasi sipas TMZ-së, këngëtarja vuan momentalisht nga bronshiti dhe nuk do të këndojë për disa ditë ose javë.

Deri tani, raportohet të jetë anuluar vetëm koncerti i së mërkurës së ardhshme.

Top Channel