PS, Veliaj: Do të rikthejmë investimet

15/05/2015 00:00

Rrugët e paasfaltuara dhe me gropa ishin shqetësimi kryesor i banorëve të Njësisë 10 në Tiranë, të cilët thanë se nuk kanë parë asnjë investim në 4 vjet.

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, dëgjoi shqetësimet e tyre gjatë ecjes në disa nga lagjet e kësaj zone.

“I kam kërkuar çdo zone të më japë një raport për rrugët që nuk janë bërë. Nuk ka asnjë justifikim për rrugët që nuk janë bërë. Fondi i bashkisë për rrugët dhe rrugicat është 16 milionë euro, por nga ky fond është shpenzuar vetëm 1.6%. Me ritmin e Lulit, i bie që të punojë 66 vite për të plotësuar punën e 1 viti. Unë do të punoj në bashki, siç punova në ministri”, u shpreh Veliaj.

Top Channel