Ministri Beqaj, për “check-up” në komunën e Tërbufit

15/05/2015 00:00

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i shoqëruar edhe nga deputetët Erjon Braçe e Petrit Vasili, ka parë nga afër procesin e check up-it në qendrën shëndetësore të Tërbufit në Lushnje.

Gjatë kësaj vizite Beqaj u shpreh se, me reformën e re territoriale do të bëhet e mundur edhe lëvizja në një territor më të madh i personelit mjekësor dhe atij infermier, për t’i shërbyer popullatës, duke zgjeruar kështu edhe kompetencat e tyre.

Ministri mbeti i kënaqur me numrin e madh të qytetarëve të paraqitur në këtë qendër për të bërë kontrollin shëndetësor falas. Jo vetëm gratë, por edhe meshkujt kanë pritur radhët për kontroll.

Ndërsa deputeti i LSI, Petrit Vasili theksoi se qeveria e ka kthyer vëmendjen drejt kujdesit shëndetësor, ndërsa profesionalizmi i mjekëve ka sfiduar çdo problem.

Top Channel