Moti i nxehtë në Spanjë, dy viktima në Valencia

15/05/2015 00:00

Dy persona kanë humbur jetën në Spanjë për shkak të motit më të nxehtë në këto 146 vite. Sipas gazetës së Valencias, Levante- emv, temperaturat maksimale kanë kaluar 40 gradë Celcius.

Fillimisht është gjetur në rrugë i pajetë një 62-vjeçar. Kalimtarët kanë lajëmruar menjëherë policinë. Pas autopsisë, u konstatua se viktima nuk kishte shenja dhune, dhe se ka ndërruar jetë nga vapa. Viktima e dytë është një 47-vjeçar rumun, Nikolae Stefan, menaxher i barit të një qendre sportive.

Top Channel