Gazetari “gozhdon” Gruevksin: E njihni kuptimin e fjalëve turp, dinjitet e moral?

15/05/2015 00:00

Ndoshta për herë të parë, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është ndierë në siklet përpara kamerave.

I akuzuar se ka nën kontroll një pjesë të madhe të medieve në vendin e tij, sërish gazetarët e kanë vënë me shpatulla pas murit.

Një gazetar maqedonas i është drejtuar Gruevskit, duke e pyetur sesi vazhdon të jetë në krye të qeverisë, edhe pas publikimit të “bombave” të shumta të Zaevit.

“E kuptoni ju domethënien e fjalëve turp, dinjitet e moral? Një politikan normal, në një shtet normal, as që guxon t’i mendojë, e jo më t’i bëjë ato që keni bërë ju”, – i është drejtuar gazetari, kryeministrit Gruevski.

E përgjigjja e kryeministrit maqedonas ishte e prerë, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Populli do të vendosë se kush do të jetë kryeministër, kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë”, u shpreh Nikolla Gruevski.

Top Channel