Alarm për bombë në Gjermani, anulohet spektakli live

15/05/2015 00:00

Nata finale live e një spektakli në Gjermani është regjistruar më vonë pas një alarmi për bombë. Gjatë edicionit të Germany’s Next Topmodel, 10 mijë spektaktorë u evakuuan nga arena e Mannheim, në jugperëndim të Gjermanisë.

Reporterët thonë se modelja Heidi Klum, dhe pjesa tjetër e jurisë ishin të parët që lanë arenën, para se të largohej audienca. Policia tha se kishte marrë një kërcënim për bombë nga një telefonuese femër. Ata kanë inspektuar zonën, por më pas nuk kanë gjetur gjë. Spektakli u ndërpre me probleme teknike.

Top Channel