Emigrantët ndërtojnë rrugët e fshatit. Të braktisur nga politikanët, që kujtohen vetëm për fushata elektorale, banorët e fshatit Tregtan në rrethin e Hasit kanë marrë përsipër të asfaltojnë vetë rrugët e fshatit.

Investimet, që duhet të vinin nga shteti, financohen nga emigrantët, që gjenden kryesisht në Angli. Rruga është e gjatë, më shumë se 4 km, dhe me dy korsi. Në këto kohë, që shqiptarët po largohen në masë jashtë vendit, në Has jepet një mesazh i qartë, se edhe këtu jetohet, nëse kushtet do të ishin më të mira.

* Ata kanë ardhur nga Amerika për të kënduar shqip. Janë rreth 70 studentë nga Universiteti “Master” në Los Angeles, të cilët kanë interpretuar këngë shqiptare në shkallët e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe në “memorialin e Skëndërbeut” në Lezhë.

Kori i të rinjve, çdo vit viziton vende të ndryshme të botës, e këtë radhë e përzgjedhur ishte Shqipëria.

* Elhaida Dani vazhdon të marrë vlerësime pozitive në prag të “Eurovision”-it. Këngëtarja shqiptare është pasqyruar gjerësisht në shtypin austriak, ku gazetat prestigjioze vlerësojnë maksimalisht shkodranen dhe bëjnë shqiptarët të shpresojnë në një sukses të jashtëzakonshëm, në festivalin europian të këngës.

* Një grua, e cila arriti të shpëtonte mrekullisht pasi u godit 32 herë me thikë nga ish i dashuri i saj, u fejua me njeriun që i shpëtoi jetën. Infermieri Cameron Hill, 40 vjeç, ishte njeriu që i ishte përgjigjur i pari telefonatës për ndihmë të Melissa Dohme, në vitin 2013, ndërsa kur kishte mbërritur tek ajo, bashkë me ambulancën kishte zbuluar se i dashuri e kishte masakruar me 32 thika në qafë dhe fytyrë.

Tashme ata të dy janë fejuar, pas një propozimi të bukur në publik, që e surprizoi pa masë 23-vjeçaren.

Top Channel