Ish-Presidenti Moisiu, “Qytetar Nderi” i Preshevës

15/05/2015 00:00

Kuvendi komunal i Preshevës shpreson që ish-Presidenti shqiptar Alfred Moisiu të lobojë dhe të ngrejë zërin për të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë.

Duke vlerësuar biografinë dhe kontributin e tij për popullin shqiptar në Ballkan, anëtarët e Kuvendit e kanë votuar zotin Moisiu si “Qytetar Nderi”.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka vlerësuar se ish-Presidenti i Shqipërisë ka merita të veçanta, pasi ka udhëhequr në kohë të vështira.

Edhe pse Moisiu nuk ka qenë i pranishëm, Mustafa ka shprehur shpresën e tij se ai së shpejti do të jetë mysafir i këtij qyteti.

Top Channel