Sapo jeni takuar dhe ia harruat emrin? Ja pse ndodh

15/05/2015 00:00

Sa herë ju ka ndodhur që pasi jeni prezantuar me një të panjohur, emrin e tij ta harroni pas disa sekondave? Mos u shqetësoni, kjo iu ndodh të gjithëve. Në të vërtetë, kërkimet e fundit tregojnë se kjo lidhet me trurin, i cili klasifikon infromacionin që merr, në bazë edhe të interesit që keni ju për atë person.

Në momentin kur ne prezantohemi me dikë, nuk kemi shumë informacione për atë person, prandaj edhe nuk e memorizojmë. Nëse personi që po ju flet nuk ju intereson, ose e dini paraprakisht që nuk do e takoni më, atëherë prireni që të mos e dëgjoni fare se çfarë thotë, duke deturuar trurin që të vazhdojë “rutinën” e tij, dhe të “merret me gjëra” tjera.

“Njerëzit që janë në kërkim të një lidhjeje, janë më të vëmendshëm, dhe kanë aftësinë të memorizojnë më shumë për personin përballë, se sa një tjetër që nuk është i interesuar të ketë miqësi me të. Nëse ne harrojmë emrin e dikujt që sapo e kemi njohur, atëherë kjo ndodh për shkak se ne nuk tregojmë interes për atë”-, ka thënë Richard Harris, profesor i Universitetit të Kansas-it.

Megjithatë, ka disa truqe që ju bëjnë të mos turpëroheni para dikujt, emrin e të cilit nuk arrini ta memorizoni, por ndërkohë detyroheni të kaloni disa orë më të. Ekspertët sygjerojnë që për të memorizuar diçka duhet të përsëritet, prandaj me vete përsëriteni emrin e personit. Një tjetër këshillë, është që t’i kërkojmë personit që ta sqarojë se çfarë do të thotë emri i tij, ndërkohë që mund t’i bëjmë një lidhje dhe të mos e harrojmë.

Top Channel