Po kthehej nga SHBA, arrestohet i dënuari me 13 vjet burg në Itali

15/05/2015 00:00

Një 39-vjeçar i dënuar me 13 vjet burg për trafik lëndësh narkotike përfundoi në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit.

Efektivët e policisë kufitare të Rinasit arrestuan shtetasin Eljot Xhafaj, banues në Tiranë. Xhafaj u arrestua për llogari të drejtësisë italiane.

Ndaj tij, Gjykata e Apelit në Milano ka dhënë dënimin me 13 vite burg për akuzën e “trafikut të drogës në bashkëpunim”.

Në momentin e arrestimit, ky shtetas po  kthehej nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel