Fier, arrestohen dy inspektorë të Tatimeve për “shpërdorim detyre”

15/05/2015 00:00

Sektori për krimin ekonomik dhe financiar në Fier ka finalizuar operacionin policor të koduar “Inspektori”, pas të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” të dy shtetasve, O. Kuka, 35 vjeç, lindur e banues në Fier, si dhe G. Harunaj, 30 vjeç, banore e qytetit të Fierit, që të dy me detyrë inspektorë terreni të Drejtorisë Rajonale Tatimore të Fierit.

Ata të dy, përmes shpërdorimit të detyrës, akuzohen se kanë lejuar të ushtrojë aktivitet të kundërligjshëm dhe t’u shmanget detyrimeve tatimore pronarit të një pike karburanti në fshatin Agim të komunës Libofshë, K. Grembi, 50 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për kontrabandë të mallrave të akcizës dhe fshehje të të ardhurave.

Për këtë, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 15 mijë litrash naftë.

Top Channel