Austria kritikon Britaninë, Fajman: Londra të respektojë politikat e BE-së

15/05/2015 00:00

Kancelari austriak Verner Fajman akuzon Britaninë se po vepron në mënyrë të papërgjegjshme.

Sipas Fajman, qeveria britanike duhet të ecë paralelisht me politikat e ndjekura nga Unioni dhe jo të bëjë teka.

Nga ana tjetër, David Cameron u ka premtuar votuesve të tij se në këtë mandat, Anglia do të reduktojë burokracinë që vjen nga Bashkimi Europian dhe do të zgjerojë sovranitetin e vendit.

I të njëjtës linjë me Kancelarin austriak ishte edhe ministri i Financave në vend, i cili pohoi se referendumi që Britania kërkon të mbajë për t’u larguar nga BE-ja, është një mënyrë që politikanët të shmangin përgjegjësitë për vendimet e vështira.

Sipas austriakëve, nuk duhet që Britania të tregohet egoiste duke menduar për veten e saj, në kurriz të të tjerëve.

Top Channel