Valë e re refugjatësh në Azi

16/05/2015 00:00

Ka një valë të re emigrantësh nëpër varka, por këtë herë janë aziatikët. Anije të pasigurta, të drejtuara nga kontrabandistë qeniesh njerëzore, po tentojnë të shpërndajnë emigrantë në Malajzi, Tajlandë edhe Indonezi.

Sipas mediave ndërkombëtare, grupi mysliman Rohingya është ai që po vuan persekutimin e varfërisë dhe kërkon që të dalë nga vorbulla e kushteve të vështira të jetesës.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se gjendja ishte alarmante dhe se emigrantët ishin në kushte të rënduara, pasi ishin të sëmurë, kishin uri dhe ndodheshin në një gjendje të rënduar psikologjike.

Top Channel