Moska i kundërpërgjigjet Perëndimit, ligje për të huajt

16/05/2015 00:00

Në Rusi po hartohen ligje të reja që në njëfarë mënyre do të persekutojnë të huajt që ndodhen në vend.

Kremlini ka vendosur të ketë kompetenca të reja për të ndjekur penalisht aktivitetet e të huajve, të cilat shihen si “të padëshirueshëm” për vendin e tyre, në kuadër të sigurisë kombëtare.

Me aktivitete nënkuptohen organizatat jo-qeveritare apo firmat e ndryshme që kanë filialet e tyre në Rusi. Legjislacioni vjen në vijimësi të marrëdhënieve të ftohta mes Rusisë dhe Perëndimit.

Top Channel