Rikthehet fytyra natyrale e Renee Zellweger

16/05/2015 00:00

Renee Zellweger ka qenë në kryeartikujt e mediave rozë muajt e fundit, për shkak të ndryshimeve të saj në fytyrë, por mbrëmjen e së enjtes, ylli hollivudian dukej më e freskët, e shplodhur dhe shumë më e re teksa është ngjitur në skenën e “SeriousFun Children’s Network”.

Aktorja 46-vjeçare dukej tepër e lumtur, teksa i është drejtuar audiencës në këtë event të mbajtur për nder të aktorit Paul Newman, i cili e ka themeluar këtë organizatë bamirësie në fund të viteve 80′. Kjo organizatë bamirësie ndihmon fëmijët, të cilët janë më sëmundje serioze, të kënaqen në disa kampe verore.

Në muajin tetor, Renee ka surprizuar të gjithë teksa ka qenë e pranishme në festën e përvitshme të revistës “Elle” ku u shfaq shumë ndryshe, thuajse nuk njihej.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel