Dhunonte partneren me mjete të mprehta, arrestohet 35-vjeçari

16/05/2015 00:00

Policia e Sarandës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës një 35-vjeçar, nën akuzën e dhunimit të partneres së tij më të re në moshë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave, në pranga ka përfunduar shtetasi Altin Elmazaj, lindur në Selenicë dhe banues në Sarandë.

Sipas burimeve, në banesën e tij ai kishte dhunuar me armë të ftohta partneren 22 vjeçe, me të cilën bashkëjetonte.

Kjo e fundit është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Aktualisht, sipas mjekëve, 22-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore, – shtojnë më tej burimet policore.

Top Channel