Korçë, gjenden pas 4 ditësh dy vajzat e mitura

16/05/2015 00:00

Janë gjetur pas katër ditësh kërkime dy adoleshentet e humbura në Korçë.

Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale, sipas të cilëve, dy vajzat janë gjetur nga familjarët e tyre në një lokal të qytetit.

Zhdukja e K.Z., 14 vjeçe, dhe E.D., 15 vjeçe, që prej së martës, mbajti në ankth familjet e tyre.

Ato denoncuan zhdukjen e vajzave të tyre të mitura, shoqe me njëra-tjetrën, por pavarësisht kërkimeve, për to nuk pati asnjë informacion për 4 ditë rresht.

Banore të lagjes numër 10 të qytetit dhe nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Pandeli Cale”, pasi kishin mbaruar mësimin më datë 12 maj, ato kishin shkuar në shtëpi normalisht dhe në orarin e caktuar kishin dalë nga banesat për të shkuar, njëra në kursin e baletit, e tjetra në atletikë.

Dy vajzat kishin dalë të veçuara njëra nga tjetra dhe që prej atij momenti kishin humbur çdo gjurmë.

Top Channel