E dashura e denoncoi për pengmarrje, i gjenden drogë dhe armë

16/05/2015 00:00

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, pasi ka mbajtur peng të dashurën e tij. Sipas burimeve zyrtare, J. Gj. mbante në banesën e tij kundër dëshirës 22-vjeçaren, F. F.

Ajo ka mundur të largohej dhe ka denoncuar në polici të riun. Sipas deklarimit të saj, ka patur një lidhje me 23-vjeçarin, i cili në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur dhe i ka kërkuar që të vazhdojnë lidhjen.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti pasaportën biometrike të vajzës dhe një sasi prej 4 gramë kanabis sativa.

Kontrollet kanë vijuar në vendet e dyshuara ku mund të fshihet i riu. Gjatë kontrollit në banesën e shokut të tij, Darin Rapollari, 24 vjeç është gjetur një arsenal armësh. Konkretisht, policia gjeti një pistoletë me silenciator, 11 fishekë, një sasi prej 1320 kg kanabis sativa, pesë aparatë celulari të markave të fundit dhe një dorezë përforcuese grushti.

Rapollari u arrestua në flagrancë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

Top Channel