Ekstradimet, dy shqiptarë drejt Italisë; një italian drejt Turqisë

16/05/2015 00:00

Tre persona janë ekstraduar nga Tirana drejt Italisë dhe Stambollit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas Policisë së Shtetit, një shtetas italian është ekstraduar drejt Stambollit.

Donato Crastolla, 47 vjeç, është dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Izmirit, për veprën penale të mashtrimit.

Ndërsa dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë. Henri Toska, 25 vjeç nga Tirana, është dënuar me tetë vite burg nga Gjykata e Monzës, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Ylber Dremozi, 33 vjeç nga Durrësi është ekstraduar, pasi Gjykata e Veronës kishte lëshuar urdhër-arresti për grabitje me armë, vjedhe me dhunë dhe keqtrajtim.

Në Aeroportin e Rinasit ata u janë dorëzuar oficerëve të eskortave të shteteve përkatëse.

Top Channel