Egjipt, ish-Presidenti Mohamed Morsi dënohet me vdekje për spiunazh

16/05/2015 00:00

Ish-Presidenti egjiptian është dënuar me vdekje nga një gjykatë e Kajros. Ai akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Në fund të muajit prill, Morsi mori edhe një dënim prej 22 vitesh burgim për vrasjen e protestuesve, teksa ishte ende në pushtet. Dënimi me vdekje është i dyti për ish-Presidentin.

Vetë zoti Morsi ka refuzuar të njohë autoritetin e gjykatës, me pretendimin se ishte viktimë e një grushti ushtarak shteti.

Morsi u rrëzua nga pushteti përmes një grushti shteti në korrik 2013, pas protestave masive në rrugët e Kajros, kundër regjimit të tij.

Top Channel