Tahiri në Elbasan: Qytetarët në polici do të gjejnë një partner dhe jo arrogancë

16/05/2015 00:00

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka përuruar zyrat e reja të shërbimit ndaj qytetarëve në Elbasan. “Qytetarët tashmë në polici do të gjejnë një partner dhe jo arrogancë”, tha z. Tahiri.

Në zyrat e reja është instaluar edhe sistemi i kamerave, që për ministrin, është një “model avangardë”.

Ndërkaq, kreu i Policisë së Elbasanit, Alfred Çepe, tha se ky shërbim “do t’u japë fund praktikave korruptive të çdo oficeri të papërgjegjshëm”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Këto shërbime, tha ai, do t’u kursejnë kohën qytetarëve.

Top Channel