“Harper nuk është e vetmja princeshë në shtëpi”

16/05/2015 00:00

Që kur krijoi llogarinë në Instagram, David Beckham ka kënaqur fansat e tij me fotot e familjes së tij të famshme.

Teksa bashkëshortja e tij stiliste është në Singapor, babai i katër fëmijëve ka ofruar një këndvështrim të ri se si është jeta kur nuk është mami. Ai ka shpërndarë një foto të mrekullueshme të tij me vajzën Harper.

3-vjeçarja nuk shfaqet në foto, por vetëm dora e saj që i vendos të atit një vëth në vesh. David ka shpërndarë foton këtë javë duke u thënë 6 milionë ndjekësve të tij se “Harper nuk është e vetmja princeshë në shtëpi”.

Victoria ndodhet në Singapor për sfilatën e saj të veshjeve vjeshtë/dimër. Madje, ajo nuk mundi të ishte as në dasmën e mikeshës së saj, ish- Spice Girls, Gery Halliwell. Në një intervistë të kohëve të fundit, David është shprehur se pasioni i gruas së tij për modën, ka ngjallur edhe interesin e Harper.

Top Channel