Zgjidhet konflikti për tragetet e linjës Vlorë- Brindizi

16/05/2015 00:00

Një grup ad-hoc i Ministrisë së Transporteve vendosi që çdo operatori në Portin e Vlorës t’i jepet e drejta të operojë në të 7 ditët e javës.

Duket se pas konfliktit mes dy trageteve të linjës Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka vendosur të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi.

Grupi ad-hoc, i ngritur me urdhër të MTI-së, në bashkëpunim dhe në prani të ekipit drejtues të të Portit të Vlorës, Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe Kryekapitenit të Porteve, “bazuar në parimet e konkurrencës së lirë, me qëllim garantimin e sigurisë së përpunimit të anijeve, u njoh dhe analizoi situatën e krijuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në fund të inspektimit u vendos që secilit prej operatorëve të transportit detar t’i jepet e drejta të operojë 7 ditë në javë; të zbatohet një grafik i alternuar dhe i ekuilibruar, si dhe të mbulohet me shërbim cilësor dhe të plotësohen maksimalisht kërkesat për transport të pasagjerëve e mjeteve, çdo ditë të javës.

Top Channel