E urdhëron të shkatërrojë lojën… Eshtë prind i mirë?

16/05/2015 00:00

Duket sikur sistemi i lojërave Xbox për një nxënës amerikan ka mbaruar, pasi i ati e urdhëroi të thyente pajisjen për shkak të notave të këqija.

Jason ka tre javë për të përmirësuar performancën e tij në shkollë, dhe sigurisht që nuk mund t’i ketë të dyja bashkë.

I ati e detyroi të thyente lojën e tij të dashur me një çekiç, pasi e vendosi në kopshtin e shtëpisë dhe filmoi procesin.

Video, e cila është titulluar “Good Parenting: Father Makes His Son Destroy One Of His Xbox Consoles For Failing In School!” (Prindërim i mirë: Babai detyron djalin të shkatërrojë pajisjen e tij të Xbox, pasi dështoi në shkollë), është parë më shumë se 53 mijë herë në YouTube.

Në këtë klip, Jason thotë “Nuk është faji im”, dhe “e urrej jetën time” para se të marrë çekiçin dhe të shkatërrojë Xbox-in e tij. Pasi e ka shkatërruar, i ati e urdhëron të bëjë të njëjtën gjë me atë që duket si Xbox One. Por djali refuzon dhe hedh çekiçin në tokë.

Top Channel