Demi fluturon në ajër matadorin

16/05/2015 00:00

Një matador spanjoll mashtroi për mrekulli vdekjen, kur doli me plagë jo-vdekjeprurëse nga ‘dyluftimi’ në arenë me një dem.

Diçka shkoi keq për Saul Jimenez Fortez, i cili humbi përqendrimin dhe u godit disa herë prej demit, gjatë Festivalit “San Isidro” në Spanjë.

Fortes mori dy plagë të mëdha, njërën në stomak dhe një tjetër poshtë qafës. Mjekët thanë se ai ishte me fat dhe i ka shpëtuar vdekjes për pak milimetra.

Në spitalin ku u shtrua menjëherë u njoftua se gjendja e Fortes ishte jashtë rrezikut për jetën dhe se ai ishte i vetëdijshëm në momentin kur ka mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo është hera e dytë që Fortes goditet nga një dem dhe, për rastësi, në po të njëjtin festival vitin e kaluar ai ishte protagonist i një incidenti të ngjashëm, por jo me plagë kaq të mëdha.

Top Channel