FIBA Europa zyrtarizon njohjen e Kosovës

16/05/2015 00:00

Asambleja e Përgjithshme e FIBA-s për Europën, që është duke u mbajtur në Maltë, unanimisht i ka votuar ndryshimet në Statutin e FIBA së Europës, duke votuar kështu edhe për njohjen zyrtare të Kosovës, si anëtare e 52-të.

“Ashtu siç edhe pritej, FIBA Europa e ka zyrtarizuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si anëtaren e saj të 52-të, pasi FIBA e kishte pranuar Kosovën si anëtare në muajin mars të këtij viti”- thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbolli të Kosovës.

Në Asamblenë e Basketbollit europian po marrin pjesë edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i Bordit, Arben Fetahu.

Top Channel