Lin-Pogradec përfundon në mesin e Qershorit

16/05/2015 00:00

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një inspektim të punimeve në aksin Lin –Pogradec, prej ku ka vlerësuar standardet e punimeve.

Sipas kreut të Qeverisë kjo rrugë është një dëshmi e parametrave që duhen përmbushur në çdo investim.

Teksa është ndalur tek ky projekt, Rama ka theksuar se kanë qënë të shumta projektet të cilat zbatoheshin nga firmat me financimin e tyre pa marrë asnjë lek nga Qeveria, çka i kishte çuar ato në një gjendje kritike, ndërsa përveç zgjidhjes së këtij problemi, vëmendje i është dhënë edhe përmbushjes së standardeve të kësaj rruge dhe ndërtimit të saj sipas parametrave bashkëkohorë.

Sipas të dhënave, ky aks i cili shënon një nivel të lartë të lëvizjes së automjeteve, ndërsa në Verë intensiteti rritet edhe për shkak të turistëve të shumtë që vizitojnë Pogradecin, do të përfundojë në mesin e muajit Qershor.

Top Channel