Papa Françesku pret Presidentin palestinez Abbas

16/05/2015 00:00

“Ti je një engjëll i paqes”. Me këto fjalë iu drejtua Papa Françesku presidentit palestinez, Mahmud Abbas , gjatë një takimi të shtunën në Vatikan, duke sjellë  edhe njëherë në vëmendje marrëdhëniet e ngrohta mes Selisë së Shenjtë dhe palestinezëve.

Kreu i Vatikanit e dekoroi Abbas me një medalion dhe shpjegoi se lideri palestinez ka arritur të shkatërrojë frymën e keqe të luftës. Njëkohësisht në këtë meshë u dekoruan 2 murgesha të periudhës otomane.

Por duket se i zhgënjyeri në këtë mes është Izraeli. Vizita Abbas vjen pak ditë pasi Vatikani e ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Marrëveshja, e cila ka të bëjë me aktivitetet e Kishës Katolike në territorin palestinez, ka edhe simbolikën e mbështetjes së përhershme të Selisë së Shenjtë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kundërshtojnë procesin e njohjes, duke argumentuar se ajo dëmton përpjekjet për të negociuar një marrëveshje izraelito-palestineze. Nga ana tjetër e medaljes, shumica e vendeve të Europës Perëndimore e njohin shtetin palestinez , e ndërsa disa vende të tjera e lënë të nënkuptohet qëndrimi i tyre , pa dalë hapur me deklarata.

Por njohja që i bëri Vatikani këtij territori bëri që palestinezët të festonin gjatë dhe ta kenë këtë votë të shenjtë, si pikë referimi për ndërkombëtarët. Gjithashtu të premten, edhe Izraeli festoi 67-vjetorin e  pavarësisë si shteti hebraik i vetëm në botë, edhe pse tensioni dhe konflikti mes popullsisë hebraike dhe arabe vazhdon.

Top Channel