Dorëhiqet kryetari i laburistëve skocezë, humbi thellë në zgjedhjet e fundit

16/05/2015 00:00

Udhëheqësi i laburistëve skocezë, Jim Murphi njoftoi se do të largohet nga ky pozicion muajt e ardhshëm.

Lëvizja e tij mbërrin në një moment të vështirë për laburistët, të cilët humbën zgjedhjet me një rezultat tronditës përballë konservatorëve të David Cameron.

Murphy fitoi me një diferencë të ngushtë votëbesimin e dhënë prej Komitetit Ekzekutiv të laburistëve skocezë në Glasgou, por sërish zgjodhi të largohet nga drejtimi i tyre.

Skocia konsiderohej një bastion i laburistëve, të paktën deri para zgjedhjeve të fundit. Në këto zgjedhje, laburistët skocezë siguruan vetëm 1 mandat, nga 59 të tillë, dhe 56 mandate shkuan për skocezët nacionalistë, SNP.

Top Channel