Shkodër, operacion antikanabis, asgjësohen 1470 kubikë dhe 157 rrënjë

17/05/2015 00:00

Forcat e Policisë së Shkodrës kanë realizuar gjatë kësaj fundjave një aksion antikanabis, duke asgjësuar 1470 kubikë me bimë narkotike në komunën Pult dhe 157 rrënjë kanabis sativa në fshatin Mazrek.

Operacioni mësohet të jetë kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, bëjnë të ditur autoritetet lokale. Policia ka njoftuar gjithashtu se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Operacione të ngjashme janë zhvilluar kohëve të fundit thuajse në të gjithë Shqipërinë, por kryesisht të fokusuara në Shkodër, Durrës, Vlorë, Lushnje etj.

Top Channel