Ciara godet në fytyrë fansin (Video)

17/05/2015 00:00

Ciara ka goditur aksidentalisht një fans gjatë turneut të saj të titulluar Jackie.

Ylli i muzikës ‘R&B’, e cila performon një kërcim të veçantë për një fans në çdo shfaqje, aksidentalisht e ka qëlluar në fytyrë me këmbë një pjesëtar të publikut.

Këngëtarja e ka goditur dy herë djalin teksa po përpiqej të realizonte kërcimin e saj.

Ky incident është xhiruar nga të pranishmit, të cilët menjëherë e kanë postuar nëpër rrjetet sociale.

Top Channel