Al Pacino: Nuk prisja të bëhesha kaq i famshëm

17/05/2015 00:00

Al Pacino ka treguar se nuk priste të bëhej i famshëm me rolin e Michael Corleone-s, në filmin ‘The Godfather’, të vitit 1972.

Aktori, i cili së fundmi festoi 75-vjetorin e lindjes, ka thënë se e konsideronte veten një person që nuk e tërhiqte fama dhe se pati një reagim të çuditshëm ndaj interesit të treguar për të.

Ai është shprehur për ‘Telegraph’: “Reagimi nuk ishte aspak pozitiv. Njerëzit e pranojnë më lehtë famën ditët e sotme, për shkak të vëmendjes së madhe të medias, madje të rinjtë aspirojnë ta arrijnë atë”.

Pacino ka treguar se “bombardohej” nga njerëzit që e ndiqnin dhe e ndalonin në rrugë pas rolit.

Aktori veteran do të rikthehet në ekranin e kinemave britanike nga 29 maji me komedinë ‘Danny Collinds’.

FOTO GALERI
1/1
Al Pacino në rolin e Michael Corleone në filmin Kumbari

Top Channel