Moldavi, kryeministri hetohet për falsifikim dëftese pjekurie

17/05/2015 00:00

Kundër kryeministrit të ri moldav, Chiril Gaburici, po zhvillohet një procedurë hetimore për shkak të falsifikimit të dokumenteve.

Besohet se, ai ka falsifikuar dëftesën e përfundimit të shkollës së mesme. Në një intervistë televizive, ai tha se në Akademinë Ekonomike (ASEM) të Moldavisë, ai kishte arritur të hynte mbi bazën e dokumentit të përfundimit të shkollës së fshatit të tij.

Por, shtypi moldav publikoi një biografi të Gaburicit, prej së cilës del se ai kishte përfunduar vetëm 9 klasë në këtë shkollë. Me fjalë të tjera: ai nuk duhej të ishte lejuar fare të regjistrohej në ASEM.

Rastin po e heton Ministria e Brendshme, ajo e Arsimit dhe Prokuroria. Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se kryeministri ka paraqitur një dëftesë të një gjimnazi në Kishinau, ku ai nuk ka qenë fare.

Top Channel