Geri Halliwell dukej si një princeshë e vërtetë në ditën e dasmës së saj me Christian Horner, shefin e skuadrws Red Bull në Formulën 1.

Ish-pjesëtarja e Spice Girls dukej e mrekullueshme me fustanin e saj të nusërisë, teksa i është drejtuar kishës St. Mary, në Bedforshire, të premten në mbrëmje, ku si shoqëruese e nuses ishte vajza e saj, Bluebell Madonna.

Halliwell dhe Horner kanë qënë miq me njëri-tjetrin që prej vitit 2009, por ata kanë bërë publike marrëdhënien e tyre në muajin mars 2014 dhe u fejuan në nëntor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel