Dako: Sistem monitorimi me kamera në Durrës

17/05/2015 00:00

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka përuruar disa rrugë dhe hapësira të reja publike në lagjen 18 të qytetit.

Teksa ka përuruar rrugët “Jeta e Re” dhe “Bashkim Taga”, kryebashkiaku Dako bëri me dije edhe një projekt të ri prej 750 mijë dollarësh për sistem monitorimin me kamera në qytet për rritjen e sigurisë dhe për ruajtjen e pronës publike, si dhe projektin e ri për veshjen me polisterol të pallateve parafabrikate me qëllim kursimin e energjisë.

Dako ka premtuar se ky model i urbanizimit të kësaj lagjeje do të jetë modeli edhe për zonat e Ishmit, Manzës, Sukthit, Rrashbullit dhe Katundit të ri gjatë mandatit të ri.

Rrugët “Bashkim Taga” dhe “Jeta e Re” janë rikonstruktuar me një fond mbi 54 milionë lekë në një gjatësi rreth 2.1 kilometra dhe me sipërfaqe të asfaltuar prej 11420 metër katror dhe 5581 metër katror trotuare, si dhe dhjetëra pemë e shkurre dekorative.

Top Channel