Irina Shayk zbulon arsyet e ndarjes me Ronaldon

17/05/2015 00:00

Pas një sesioni me foto mes tyre për Armani-n në 2010, Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo filluan një lidhje dashurie. Por, në fillim të këtij viti, bukuroshja ruse dhe futbollisti më i mirë i 2014-ës, i dhanë fund mardhënies së tyre 5-vjeçare.

Arsyeja e ndarjes së çiftit ende nuk është zbuluar, por “The Sun”, duke cituar burime pranë Irina Shayk, ka shkruar se 29-vjeçarja është ndjerë e tradhtuar, për shkak se ka zbuluar se Cristiano flirtonte me vajza tjera.

“Tani e di të vërtetën dhe ndjehem e tradhtuar. I kam besuar dhe i kam qëndruar afër kur të tjerët thonin se ka qenë me femra të tjera. Cristiano më ka mashtruar”-, citohet të ketë thënë Irina burimit të “The Sun”.

Modelja kishte vendosur që të kontrollonte numrat me të cilët shkëmbente SMS Ronaldo, dhe ka zbuluar se i përkasin disa femrave nga gjithë bota.

“Ajo menjëherë ka kërkuar sqarime nga Cristiano, por ai fillimisht hodhi poshtë gjithçka. Kur Irina e ballafaqoi me faktet, ai filloi të justifikohej. Irina s’po mund të besonte, prandaj doli menjëherë nga shtëpia. Ajo i dha fund lidhjes së tyre aty, në atë moment”-, citohet burimi i “The Sun”.

Irina tani është në lidhje me aktorin Bradley Cooper, ndërsa Cristiano Ronaldo ende nuk ka njoftuar për ndonjë lidhje të re.

Top Channel