Barcelona, kampione e Spanjës për herë të 23-të

17/05/2015 00:00

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës. Skuadra e Luis Enrique-s ka arritur fitore në transfertë ndaj Ateltico Madrid-it me rezultat 0-1, me golin që ka realizuar Lionel Messi në minutën e 65. Ky është titulli i 23 në historinë e Barçës, ndërsa Messi me shokë mund ta përfundojnë sezonin me tripletë.

Katalansit kanë dominuar sfidën me skuadrën e Diego Simeone-s, duke shpërthyer në festë pas 90 minutash. Barça është katër pikë para Realit, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur.

E diela ka qenë një ditë e mbarë për Cristiano Ronaldon që ka shënuar tripletë në fitoren 1-4 të Realit ndaj Espanyol-it, por që fitorja e Barcelonës ia ka prishur festën. Lojtari më i mirë i 2014-ës realizoi në minutën e 59, 83-të dhe 91, ndërsa golin tjetër për “galaktikët” e realizoi Marcelo. Stunani ishte autor i golit të vetëm për Espanyol-in.

Ndërkohë, Sevilla ka shënuar fitore 2-1 përballë Almeria-s, ndërsa me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Villareal përballë Malaga-s. Valencia është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi me Celta Vigo-n.

Top Channel