Ahmetaj në Tepelenë e Libohovë: Gati 4 projekte, punësim në fabrika

17/05/2015 00:00

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Tepelenës, Arben Ahmetaj, ministër i zhvillimit ekonomik tha se këtë qytet do ta çojmë në drejtimin e duhur  me kryebashkiak Tërmet Peçin  dhe se sfida janë shërbimet ndaj qytetarit, urbanizimi edhe i atyre zonave që janë larg nga qyteti, si dhe rritja e të ardhurave të familjeve.

“Tërmet Peçi është njeriu që duhet ta mbështesim sot. Ai duhet ta marrë qytetin dhe ta çojë përpara. Si pasojë e këmbënguljes së tij qeveria ka investuar këtu gati 2 milionë dollarë. Ndërkohë po bëhen gati edhe 4 projekte të tjera. A mjaftojnë këto? Jo. Prandaj ne themi se jemi në drejtimin e duhur, se rruga dhe beteja vazhdon”, u shrpreh Ahmetaj. 

Me banorët e fshatit Bulo, të Bashkisë së Libohovës, ministri Ahmetaj i shoqëruar nga kandidatja e ASHE për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi, diskutuan për dy projekte të rëndësishme, ndërtimin e rrugës së fshatit dhe projekti i ujësjellësit, të cilat kanë qenë dhe dy shqetësimet ‎kryesore që këta banorë kanë pasur për shumë e shumë vite.

Top Channel