Vjedhja e energjisë, 9 persona të arrestuar; ndër ta edhe një inxhinier i OSHEE-së

18/05/2015 00:00

Ka vijuar edhe gjatë javës së shkuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin, për evidentimin dhe vënien para ligjit të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Policia bëri të ditur zyrtarisht se, gjatë javës së kaluar janë evidentuar 27 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 28 autorë.

Ndërkaq, janë arrestuar në flagrancë 9 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Është ndaluar gjithashtu edhe një inxhinier i OSHEE-së. 10 persona janë  shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Po gjatë javës që lamë pas janë ndërprerë 1111 lidhje të abonentëve debitorë dhe 27 lidhje të paligjshme.

Top Channel