Tahiri: Ja rezultatet e para të Komisariatit Dixhital

18/05/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar masat e para të marra ndaj shkelësve, kryesisht të sinjalistikës rrugore dhe të denoncuara në Komisariatin Dixhital.

Nisma më e fundit u lancua pak ditë më parë dhe kushdo, përmes një aplikacioni të thjeshtë, mund të raportojë në kohë reale shkelje të ndryshme ligjore, që nga problemet me trafikun, dhuna e deri te korrupsioni apo ndërtimet pa leje.

Në një nga denoncimet e kryera në Komisariatin Dixhital është edhe një automjet policie që ecën në rrugë në krah të kundërt.

Bashkë me rezultatet e tjera, ministri ka publikuar edhe masën e vendosur ndaj shoferit të mjetit të policisë, të cilit i është hequr patenta për gjashtë muaj.
 
Këto janë masat e para që janë marrë dhe janë lancuar nga vetë ministri Tahiri në rrjetet sociale, si një përpjekje për të nxitur qytetarët të vijojnë me denoncimet e shkeljes së ligjit.

FOTO GALERI
1/6
Tahiri publikon rezultatet e para të Komisariatit Dixhital

Top Channel