Dhuna në familje, rritet numri i rasteve të femrave që merren në mbrojtje

18/05/2015 00:00

Rastet e grave që merren në mbrojtje për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre janë rritur ndjeshëm. Por më shqetësuese janë dhe rastet kur këto urdhra mbrojtje nuk respektohen.

Në komunikatat zyrtare të policisë, raportohen raste të ndryshme ku bashkëshorti, babai, kunati apo djali ushtrojnë dhunë ndaj femrës.

Konkretisht, në Durrës një 34-vjeçare është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar me mesazhe në telefon nga ish-bashkëshorti i saj. Armand Xhelali , 37 vjeç ka thyer urdhrin e mbrojtjes për ish- bashkëshorten, duke përfunduar në pranga.

Në Shijak është lëshur urdhër mbrojtje për E. T, 41 vjeç, pasi kunati i saj, V. T, 46 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
 
Në fshatin Mesmal të Korçës është ndaluar një 39-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, J. H, 28 vjeçe.

Ndërkaq një tjetër rast është regjistruar në Elbasan për dhunën në familje. D. SH, 36 vjeç nga fshati Nartë i Gramshit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të xhaxhait të tij, S. SH, 26 vjeç. Mbi të riun rëndon akuza e ‘dhunës në familje”.

Top Channel