NBA, Houston Rockets në finalen e Konferencës së Perëndimit

18/05/2015 00:00

Houston Rockets fitoi ndeshjen e shtatë dhe të fundit të serisë së gjysmëfinaleve ndaj Los Angeles Clippers, duke kaluar në finalen e Konferencës së Perëndimit, ku do të ndeshet me Golden State Warriors.

Skuadra teksane dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin 113-100. James Harden (31 pikë), Dwyght Howard (16 pikë dhe 15 topa në tabelë) dhe Josh Smith (15 pikë) ishin lojtarët që spikatën në ndeshjen përcaktuese.

Ndërkohë, finalja e Konferencës së Lindjes do të luhet mes Atlanta Hawks dhe Cleveland Cavaliers.

Top Channel