MEI: Revokim licence për 23 subjekte të tregtimit të hidrokarbureve. Ja lista e plotë

18/05/2015 00:00

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përmbyllur fazën e parë të kontrolleve dhe verifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumicë të lëndëve hidrokarbureve.

Kjo ministri ka vendosur të revokojë licencën për 23 subjekte të tregtimit me shumicë të lëndëve hidrokarbure, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike.

Shkresa e ministrit Gjiknuri i është dërguar tashmë Qendrës Kombëtare të Licencimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Ministria e Energjisë bën të ditur se do të vazhdojë kontrollet e të gjitha subjekteve, që nga prodhimi, përpunimi, transportimi dhe tregtimi i hidrokarbureve nga pikat e shumicës dhe të pakicës.

Subjektet që u janë revokuar licencat për shkelje janë shoqëritë tregtare:“Joni MD”, “Halilaj Hollding Group”, “Duçellari 2010”, “Ina Petrol”, “Al Prima”, “Gentjan 2011”, “Alfa Omega Enterprise”, “New Petrol”, “Lilo Petrol 2011Compani”, “Dizayn Gaz”, “Niti Petrol Company”, “Gramozi Oil Compani”, “Albania Oil Compani 2011”, “Petroleum 2011- Company”, “Lloga Oil Company”, “Power Sprint Oil”, “Sheng Oil”, “Eurostandard Oil”, “Evo Power”, “Dion Petroleum”, “Tangra Group”, “East Mediterranean” dhe “Kalaja”.

Top Channel