Veliaj diskuton për rrugët me banorët e njësisë 4

18/05/2015 00:00

Rrugë të pashtruara, plehra që nuk mblidhen rregullisht, mungesa e gjelbërimit, trotuareve, stolave dhe mosshpërndarja e banesave sociale, janë disa nga shqetësimet që banorët e njësisë nr.4 i shprehën kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

“Mund të ketë 3-4 vjet që nuk është vënë dorë fare në lagjen tonë. Kanë ardhur të mbledhin veç vota. Nuk ke as stola ku të ulesh”, thotë një banore.

Veliaj ka diskutuar me banorët edhe shqetësimin e tyre për mosshpërndarjen e banesave sociale nga ana e bashkisë.

“Kishte 4 vite për të dhënë banesat sociale dhe nuk i ka shpërndarë”, tha Veliaj.

Top Channel