Rita Ora është shprehur hapur për jetën e saj private në Billboard Music Awards, ditën e dielë.

Ylli i pop-it ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj me Ricky Hill nuk është duke ecur siç duhet gjatë një interviste të shkurtër të bërë në tapetin e kuq, në ceremoninë e mbajtur në Las Vegas.

Rita ka folur rreth divës 47-vjeçare Celine Dion, duke e konsideruar si të preferuarën e mbrëmjes dhe ka treguar gjithashtu se kënga e preferuar nga Dion është ‘My Heart Will Go On’ dhe pas kësaj ka treguar se zemra e saj ndihet pak bosh momentalisht.

“Por, të mos flasim për këtë gjë tani”, ka thënë Rita, duke lënë kështu të nënkuptohet se momentalisht marrëdhënia e tyre është e tensionuar.

Top Channel